Report Tv - Peshkopi, kthehet nga Anglia, djali vret prindërit për hotelin te ‘Llixhat’

2018-06-07 16

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në qytetin e Peshkopisë, teksa një djalë ka vrarë prindërit e tij me armë zjarri automatik. Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën e 'Llixhave', ku Report Tv mëson se janë qëlluar për vdekje nga i biri çifti i pronarëve të një hoteli te 'Llixhat'.

Burime i thanë Report Tv se 26-vjeçari Qemal Sela ishte kthyer nga Anglia, ku qëndronte prej 7 vitesh, pak orë para se të kryente krimin tronditës, i cili ka ndodhur brenda hotelit të çiftit Flamur dhe Zeqimete Sela, 56 dhe 50 vjeç, dhe shkak dyshohet çështja e pronësisë së hotelit, pasi djali ka akuzuar prindërit për fshehje të lekëve që ai sillte nga Anglia.

Dëshmitarë nga vendngjarja rrëfyen tmerrin për Report Tv, duke thënë se i riu ka qëlluar fillimisht të atin dhe te dera e hotelit i ka marrë jetën edhe të ëmës. Ata pohuan se kanë parrë tmerr me sy, teksa kanë parë gjithë ngjarjen kriminale.

Free Traffic Exchange