Guvernatori Gent Sejko njoftoi dje se Banka e Shqipërisë do të fillojë blerjen e valutës për të frenuar rënien e euros. Por çfarë ndodh sot në pikat e këmbimit valutor? A kanë qytetarët më tepër interes për të blerë euro? Report TV ka bërë një vëzhgim në pikat e këmbimit valutor në kryeqytet, teksa konstatohet interesi i qytetarëve për të përfituar nga ky moment.
A shisni euro?
Po
A ka më tepër interes se ditët e tjera?
Po, dje dhe sot ka pasur më shumë lëvizje
Keni vënë re rritje të numrit të njerëzve që duan të blejnë euro?
S?ka filluar akoma, po më duket se këto ditë, nga pak.
A kanë shfaqur interes qytetarët te ju për të blerë euro?
Njerëzit vijnë pyesin edhe ikin. Largohen
Por, çfarë mendojnë ekonomistët për këtë situatë?
Zoti Preçi, banka e Shqipërisë njoftoi dje se do të fillojë blerjen e valutës për të frenuar rënien e euros. Si mendoni se do të ndikojë kjo në treg?
Personalisht e shoh një ndërhyrje brenda mandatit ligjor, ndonëse pak i vonuar në kohë. E konsideroj një braktisje deklaratat e pak javë më parë ku vetë banka qendrore, thoshte që është një fenomen i përkohshëm, kalimtar, lidhet me nr e madh të turistëve, gjëra që nuk qëndrojnë. Kjo situatë është krijuar edhe nga paratë e drogës. Është mirë që banka të ketë më tepër transparencë për sa i takon transaksioneve të saj
Zef Preçi, ekonomist