Report TV - Sulmohet me granatë banesa e ish-policit në Shkodër, u kthye nga SHBA pak ditë më parë

2018-06-07 2

Është sulmuar me granatë banesa e një ish-polici në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku është sulmuar banesa e ish-policit Shyqyri Çela. Policia njofton se është gjetur një granatë e shpërthyer në oborrin e ish-efektivit, ndërsa në vendin e ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, për të cilën është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Anti-eksploziv

Report Tv mëson se ish-polici Çela ka dalë në pension, ndërsa nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, që është shënuar rreth orës 03:00 pas mesnatës, në lagjen "Partizani". Shyqyri Çela ka shërbyer si efektiv në Policinë e Shkodrës deri para 4-5 viteve, kur ka dalë në pension.

Në vitet 1992-1996, ai ka qenë deputet i PD, në zgjedhjet e vitit 1996 ka qenë sërish kandidat për deputet, ndërsa në vitin 1997 ka qenë shef i Policisë së Shkodrës. Ndërsa ishte kthyer nga SHBA vetëm pak ditë më parë. Në momentin e sulmit, Çela ka qenë i vetëm në banesë.