Ora News - Euro nis forcimin, Brumbulli: Nisma e BSH pozitive, të eliminohen agjentët spekulativë

2018-06-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka e Shqipërisë ka nisur blerjen e euros në tregun valutor.Kjo ndërhyrje duket se ka dhënë efektet e para pasi monedha europiane është forcuar gjatë ditës së sotme me 1 pikë. Banka e Shqipërisë sqaron se kjo ndërhyrje ishte e domosdoshme, ndërsa shprehen se paketa për de-euroizimin do të vijojë.

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për të blerë monedhë evropiane ka dhënë efektet e para në rritjen vlerës në treg.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro aktualisht po shkëmbehet me 125.25 lekë nga 124.4 që këmbehej një ditë më parë.

Pavarësisht ndërhyrjes drejtuesit e Departamentit Monetar në Bankën e Shqipërisë shprehen se paketa e de-euroizimit do të vijojë që të zbatohet dhe do të hyjë në fuqi në fund të muajit qershor.

Sipas tyre deri më tani efektet janë konsideruar psikologjike.

Megjithatë vendimi i bërë publik prej Guvernatorit, Gent Sejko, është është mirëpritur edhe nga shoqata e Bankave.

Sekretari i Përgjithshëm, Spiro Brumbulli, u shpreh se e rëndësishme është që të largohen nga tregu faktorët spekulantë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/euro-nis-forcimin-brumbulli-nisma-e-bsh-pozitive-te-eliminohen-agjentet-spekulative