Vrasja e Azem Hajdarit, Izet Haxhia përpara Gjykatës: Sillni Sali Berishën të ballafaqohem

2018-06-07 0

?Dua të përballem dhe ballafaqohem me denoncuesin tim Sali Berisha?. Kjo ka qenë deklarata e fortë Izet Haxhisë në seancën e parë gjyqësore te Gjykata e Tiranës. Haxhia dhe avokati i tij mbrojtës kërkojnë rigjykim dhe rihapjen e dosjes "Azem Hajdari". ?Denoncuesi dhe akuzuesi im Sali Berisha ka një marrëveshje të bërë në ?Rogner? për të ekzekutuar disa persona. Mes tyre edhe mua. Disa i vranë, mua jo?, ka deklaruar Izeti përpara trupës gjykuese, duke folur për një plan të gjerë ekzekutimesh të cilat sipas tij mbajnë autorësinë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit 12 shtatorin e vitit 1998, ngjarje për të cilën ai është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor. Pas seancës së sotme e cila u kryesua nga gjyqtari i "21 janarit" Besnik Hoxha, në 14 qershor do jetë seanca e dytë ku do të shpalosen pretendimet e Prokurorisë. Kërkesa e palës mbrojtëse është rihapja e këtij procesi. Avokati i Haxhisë në këtë seancë, Bashkim Nikolla, ka paraqitur një dokument të SHIK-ut, i cili ishte raport për vrasjen e Hajdarit, ku sipas tij Haxhia nuk është përmendur asnjëherë.