I riu vret prindërit e tij me automatik, dje ishte kthyer nga Anglia - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-07 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një krim i dyfishtë u shënua mesditën e kësaj të enjteje në qytetin e Peshkopisë.



26 vjeçari Qemal Sela vrau me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij, përkatësisht Flamur Sela 55 vjec dhe Zeqimete Sela 50 vjeçe.



Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen e ?Llixhave? në qytetin e Peshkopisë.



Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ka arritur të arrestojë autorin e këtij krimi të dyfishtë.



Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të ngjarjes, ndonëse mësohet se i riu që kreu vrasjen është kthyer një ditë më parë nga emigracioni.