http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Vlorës ka arrestuar një nga autoret e dyshuar të vrasjes se Vasil Dervishajt mbrëmjen e 4 qershorit në lagjen ?Pavarësia? të Vlorës.Në pranga ka rënë A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë I cili ishte shpallur në kërkim një ditë më parë.Forcat e rendit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1 automjet tip ?Audi? me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, (dyshohen se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit),1 xhup dhe 1 kapuç.I arrestuari me iniciale A.C akuzohet për veprën penale ?Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim? dhe ? Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?.Ndërkohe vazhdon të jetë në kërkim një tjeter person që akuzohet për ekzekutimin e biznesmenit 29 vjecar Vasil Dervishaj.