“Miss universe Albania”, Trejsi Sejdini rrëmben kurorën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-07 14

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është vetëm 18 vjeç, por është shumë e njohur në rrjetet sociale e sidomos në instagram për fotografitë tejet joshëse. Pa komplekse dhe shumë e lirë, ashtu sikurse edhe në jetën që përcjell përmes publikimeve, edhe në skenën e Pallatit të Kongreseve, Trejsi Sejdini triumfoi.Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe. Bukuroshja shqiptare u kurorëzua mbrëmjen e shkuar nga Blerta Leka që deri mesnatën e 6 qershorit mbajti kurorën e më të bukurës.Trejsi Sejdini spikati që në setet e fotografive dhe prezantimet e para që ashtu sikurse ky spektakël i madh u transmetuan ekskluzivisht në Vizion Plus. Ajo u vlerësua edhe me çmimin social media. Ndërsa pas saj si shoqëruese u renditën Ajli Hoxhaj dhe Irene Dama.Skena e Pallatit te Kongreseve u ndez edhe nga muzika e Aurela Gaces e DJ-it shqiptar me te njohur ne bote, Klajdi qe shoqëroi bukuroshet ne sfilaten e tyre. Mes të ftuarve specialë të mbrëmjes ishin edhe këngëtarët Çiljeta Xhilaga dhe Ylli Limani.Në garën e bukurisë, morën pjesë 20 vajza nga gjithë Shqipëria.