Ora News - Hetimet për audio përgjimin, Basha tregon skenarin 24 orësh të manipulimit nga Rama

2018-06-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë publik sekanrin që sipas tij, Rama, Xhafaj dhe Arta Marku përdorën brenda 24 orëve për manipulimin e hetimit të audio përgjimit, ku PD pretendon se vëllai i Fatmir Xhafajt vijon aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.

Basha: Organi i prokurorisë veproi pa asnjë ndryshim sipas skenarit kriminal të hartuar nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku:

1- Lejoi largimin nga Shqipëria të Agron Xhafajt pa guxuar ta marrë atë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerr me zë e figurë përpara shqiptarëve, dhe pa e ballafaquar me dëshmitarët e çështjes.

2- Pranoi në fshehtësi të plotë ?mostrat? e zërit të regjistruara privatisht në mes të natës, edhe pse për t?u realizuar ekspertiza kërkohet që regjistrimi të kryhet në të njëjtat kushte dhe me të njëjtat pajisje siç është bërë edhe përgjimi fillestar.

3- Vuri në dispozicion të trafikantit në mes të natës prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët nuk guxuan të kërkonin asnjë provë që zëri i regjistruar si kampion eksperimental është apo jo i Agron Xhafajt.

4- Brenda natës (15 Maj 2018) Prokuroria e Tiranës me urdhër të treshes Rama-Xhafa-Marku:

- regjistroi kallëzimin penal të Agron Xhafajt për ?kallëzim të rremë?;

- hodhi shortin për caktimin e prokurorit;

- prokurori i caktuar mori në dorëzim dosjen dhe shqyrtoi materialet fillestare;

- prokurori vendosi të regjistrojë procedim penal;

- prokurori vendosi të kryejë veprime hetimore siç ishte adnministrimi i dëshmisë së Agron Xhafajt;

- prokurori vendosi të marrë në pyetje dëshmitarin Albert Veliu, ende pa u bërë publik identiteti i tij;

- prokurori vendosi të kryejë një tjetër veprim hetimor siç ishte vendimi për ekspertim;

- prokurori vendosi të caktojë ekspertin;

- prokurori vendosi të pranojë mostrat e zërit;

- prokurori vendosi transferimin e çështjes pas kësaj për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Të gjitha këto u kryen brenda 24 orëve, sepse skenari kriminal i Edi Ramës parashikonte fshehjen të nesërmen (16 Maj 2018) jashtë Shqipërisë të Agron Xhafajt.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/manipulimi-i-audio-pergjimi-basha-tregon-skenarin-24-oresh-te-rames