Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dramë në një familje të qytetit të Peshkopisë. Djali 26 vjeçar ka vrarë me armë zjarri automatik babanë dhe nënën e tij.
Viktimat janë identifikuar nga policia si Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe. Krimi ndodhi mesditën e sotme në lagjen Llixha.
Informacionet e para tregojnë se i riu kishte ardhur dje nga Anglia.
Policia ka arritur të kapë autorin e vrasjes, Qemal Sela. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje
Informacion paraprak i policise: Në lagjen "Llixha", Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje. Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit : Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi. Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tragjedi-ne-peshkopi-i-riu-vret-nenen-dhe-babane