Aktorja dhe regjisorja Luli Hoxha ishte sot e ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?, në Tv Klan.
Hoxha tha se ka marrëdhënie të mira me gatimin, por për shkak të angazhimeve nuk gatuan shpesh në shtëpi. Ndërkohë sot kishte zgjedhur të përgatisë një recetë të cilan tha se e ka krijuar vetë dhe e ka quajtur torta bombë.