Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banesa e ish deputetit të Kuvendit tw Shqipërisë, Shyqyri Çela, njëherësh ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit u sulmua me granata në qytetin e Shkodrës.
Brenda oborrit të banesës në lagjen "Partizani? u hodhën dy granata dore prodhim të para viteve 1990, njëra prej të cilave shpërtheu.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 03.00 të mëngjesit ku fatmirësisht nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale në dyer e dritare.
Në momentin e shpërthimit në banese ndodhej vetëm 63 vjeçari Çela, i kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton me familjen një muaj më parë, për pushimet e verës.
Në venngjarje policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe granatën e dytë që nuk kishte shpërthyer.
Shyqyri Çela ka deklaruar përpara oficerëve të policisë se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk ka asnjë pretendim apo dyshim se pse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje.
Ai ka qenë shef komisariati policie në fillimet e viteve 90-të në Shkoder dhe Peshkopi, ndërsa në vitin 1996 ai është zgjedhur deputet i Partisë Aleanca Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Dyshimet e policisë për këtë ngjarje lidhen me një konflikt që i vëllai ka patur në qender të Shkodres në vitin 1995 - 1996. Pas kësaj ngjarje dy vite më vonë Shyqyri Çela iku nga Shqipëria dhe jeton në SHBA.
Çdo vit ai ka ardhur në Shkodër dhe Shqipëri ku ka qëndruar për disa muaj vetëm për pushime dhe ka deklaruar se nuk ka patur ndonjë shqetësim apo kërcënim nga askush.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkoder-sulmohet-me-granate-banesa-e-nje-ish-polici