Report TV - Marrëveshja për detin, Berisha: Po bëhet tradhëti kombëtare, Greqia po imponohet

2018-06-07 0

Deklarata e ministrit greke të Mbrojtjes, Panos Kammenos, se do të zgjerojnë ujërat territoriale, ka ?tërbuar? ish-kryeministrin Sali Berisha. Duke ?harruar? situatën kaotike të krijuar në Kuvend nga opozita, Berisha ka komentuar deklaratën e ministrit grek, duke thënë se pala greke nuk ka pranuar të negociojë për marrëveshjen me detin.

Sipas ish-kryeministrit, pala greke i ka dorëzuar në mënyrë arrogante marrëveshjen palës shqiptare dhe kjo e fundit po bën sikur negocion.

Denoncoj publikisht dhe botërisht aktin e tradhtisë së madhe kombëtare që po kryhet me faljen e detit nga Rama dhe Bushati. Zhvillimet? Zhvillimet nga burime të 2-3 fishta brenda grupit negociator janë: pala greke në mënyrën më arrogante i ka dorëzuar palës shqiptare marrëveshjen, duke i thënë ?merreni se për këtë nuk ka më asnjë koment?.

E dyta, në këtë marrëveshje pala greke ka bërë të qartë palës shqiptare se nuk mund të shqipërojnë fjalën ?ekiti? dhe fjalën ?koncesione?. Ekiti, një nga kërkesat fondamentale të Gjykatës Kushtetuese, është rrëzuar nga qeveria greke.

Disa anëtarë të delegacionit kanë bërë letra shefat të tyre dhe Ramës dhe Bushatit. Çfarë ndodh brenda delegacionit? Një i pafytyrë, agjenti Muxhollari në hije, arrijnë të falsifikojnë edhe minutat e diskutimeve, të nënshtrojnë të bindin për të firmosur pasi janë hequr gjërat që janë diskutuar aty. Anëtarët e tjerë të delegacionit marrin kërcënime për largime nga puna. Palën tonë e udhëheqin dy ditëzi, skapi mafoz, spiuni Muçlloari, që punon kundër Shqipërisë.