Ora News - Vrasja e biznesmenit në Vlorë, vetëdorëzohet një nga autorët, tjetri ende në kërkim

2018-06-07 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Vlorës ka arrestuar nga një dy autorët e dyshuar të vrasjes së 29 vjecarit Vasil Dervishaj, ndërsa vijojnë kërkimet për personin tjetër.

Mësohet se 28-vjeçari A. C është vetëdorëzuar në ambientet e policisë.

"Strukturat Policore të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP.Vlorë, kanë bërë zbatimin e Urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ndalimin e shtetasit A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 automjet tip ?Audi? me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, (dyshohen se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit), 1 xhup dhe 1 kapuç", thotë policia.

Në kërkim vijon të jetë shtetasi E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Dje u arrestuan dy përkrahësit e autorëve

Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,
Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes"

Vrasja për shkak të një konflikti

Nga burimet e policisë mësohet se shkak i vrasjes ka qënë një konflikt mes autorëve dhe viktimës, një grindje mes tyre disa kohë më parë. Viktima Vasil Dervishaj ka shkuar për tu sqaruar me autorët, ndërsa në automjet ka patur edhe një armë tip kallashnikov, i cili nuk është shkrehur në ngjarje.

Kur ka shkuar për tu sqaruar viktima është qëlluar me një armë tip pistolete, duke marrë dy plumba ,një në dorë dhe tjetra në kokë që i ka shkatuar vdekjen e menjëhershme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasja-e-biznesmenit-ne-vlore-ndalohet-nje-nga-autoret-e-dyshuar