Ora News - Marrëveshja me Greqinë, Berisha: Rama e Bushati bëjnë sikur negociojnë

2018-06-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri Sali Berisha nga jashtë ambienteve të parlamentit ka folur për negociatat me Greqin. Duke hedhur akuza të rëndë mbi grupin negociator, ai thotë se pala greke është e vendosur që mos ketë negociata, ndërsa Rama dhe Bushati bëjnë sikur negociojnë.

Berisha: Disa anëtarë të delegacionit kanë bërë letra, kujt i bëjnë?! Shefave të tyre, ndër tyre Edi Ramës dhe Ditëzi Bushatit. Çfarë ndodh brenda delegacionit?!

Një i pafytyrë që quhet skapi dhe agjenti Muçollari në hijë arrijnë gjersa të falsifikojnë dhe minutat e dskutimeve, arrin të nënshtrojnë, të bindin për të firmosur gjërat pasi janë hequr, gjerat që janë deklaruar aty.

Nga Edi Rama anëtarët e delegacionit marrin kërcënime për largime imediate nga puna.

Palën negociatore të Sqipërisë e udhëheqin ty persona secili më i zi se tjetri , skapi famos dhe spiuni Mucollari i njohur se punon në çdo rast kundër Shqipërisë.

Për të përforcuar bindjen tuja, u ftoj të lexoni edhe deklaratën e Kamenosit, i cili është një ministër eksremist antishqiptar, i cili informonte se do të zgjerojnë ujrat territoriale, natyrisht në kurriz të shqiptarëve dhe për rrjedhojë edhe zona ekonomike.

Kjo është e vërteta e heshtjes kriminale që po konsumohet këto ditë dhe kjoështë një nga shkaqet e grushtetit të shtetit brenda shtetit, pasi sic e dini marrëveshja detyrimisht duhet të kalonte në Gjykatën Kushtetuese. Por tani Rama dhe Bushati firmosin një marrëveshje anti kombetare.

Aparaturat e blera për matje, në mënyrë absolute nuk janë vënë në punë, sepse autoritet greke kanë thënë nuk ka asnjë diskutim. Ndërkohë që nga Presidentit i është lëshuar ministrit që të fillojë negociatat, meqë pala greke deklaron se nuk ka negociata, çakejtë bëjnë sikur negociojnë. Situatë më dramatike nuk ka ekzistuar ndonjëherë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/marreveshja-me-greqine-berisha-rama-e-bushati-bejne-siguri-negociojne

Free Traffic Exchange