Ora News - PD kërkon Ramën e Xhafajn në Kuvend, Basha-Ruçit: Pezullo seancën

2018-06-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora 10:40 Gramoz Ruçi ndërpret 10 minuta seancën

Ora 10:00 nis seanca-Kuvendi ka nisur me tensione mes opozitës dhe mazhorancës. PD ka kërkuar që në seancë të jetë i pranishëm kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj. Nga ana e tij, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi PD që të zyrtarizojnë kërkesën dhe Rama do të jetë i gatshëm, për interpelancë.

Basha: Në këtë seancë gjeni shprehjen e kapitullimit të qeveisë ku mungojnë Rama dhe Xhafaj. Kërkesa e Spahos është e qartë dhe e kuptueshme për ju si kryetar i Kuvendit. Kjo seancë nuk duhet të vazhdojë pa praninë e tyre këtu, në këtë moment të rëndësishmë për Shqipërinë.

Nëse kanë vendosur mos vijnë më në këtë sallë, le të largohen përfundimisht.

Këtë shqetësim ia kanë shprehur qartë të martë përfaqësuesit gjermanë në Bundestag. Jam informuar hollësisht për qëndrimet e Gjermanisë, Francës, Hollandes.

Pezullo seancën, thirr këtu Ramën dhe Xhafajn.

Ruçi: Bëni kërkesë me shkrim dhe unë do ta planifikoj sic janë rregullat. Nëse do të vazhdoni skenarin tuaj për të krijuar anomali them se nuk keni për ta realizuar. Maksimumi do shtyni me një javë raportonin e institucioneve. Ju lutem Basha jepni kontributin si lideri i opozitës për të mos marrë peng sallën e opozirtës. Institucionalizoni kërkesën për interpelancë, ose mocion me debat unë do ti vendos në axhendë.

Spaho: Po e fusni vendin në një qerfull për shkak të emërimit të ministrave që janë lidhur në botën e krimit. E dini qëndrimin e opozitës prej kohësh dhe do të dëshironim për rëndësisë që ka hapja e negociatave do të donim të diskutonim me ministrin e brendshëm dhe të kryeministrit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-kerkon-ramen-e-xhafajne-ne-kuvend-bashes-i-nderpritet-fjala

Free Traffic Exchange