Ora News - Shkodër, sulmohet me granatë banesa e një ish-polici

2018-06-07 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me granatë banesën e ish-policit Shyqyri Çela në Shkdoër.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen "Rus" të qytetit, ku Çela banon.

Ish-polici Çela është marrë në pyetje, ku ka deklaruar se ka qenë vetëm në banesë në momentin kur ai është sulmuar.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të vogla materiale në banesë.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.06.2018, rreth orës 03.00, jemi njoftuar se në oborrin e banesës të shtetasit Sh. Ç, vjeç 63, banues në lagjen Partizani Shkodër, i kanë hedhur një granatë, e cila ka shpërthyer duke dëmtuar disa xhama të banesës, nuk ka persona të dëmtuar

Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, ku është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Anti-eksploziv.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkoder-sulmohet-me-granate-banesa-e-nje-ish-polici

Free Traffic Exchange