Prej më shumë se një muaji qeveria ka nisur turin e ?Llogaridhënies? në të gjithë vendin, ndërsa nga opozita është cilësuar si fushatë. Për të diskutuar mbi këtë çështje të ftuar në emisionin ?Repolitix? të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv mbrëmjen e sotme ishin deputetët Sadi Vorpsi nga PS, Endrit Brahimllari nga LSI, Gjergj Koja dhe Ilir Kalemaj. Sadi Vorpsi u shpreh se turi i ?Llogaridhënies? dy mujor, maj-qershor do të kulmojë në korrik kur pritet që të mblidhet asambleja dhe ku do të analizohet edhe puna e ministrave.
Muajt maj dhe qershor do të jenë për ?Llogaridhënien? dhe në korrik pritet që të mblidhet Asambleja ku do të ketë një analizë të mirëfilltë për performcën. Do analizohet bashkëqeverisja me qytetarët dhe puna për cdo ministër dhe cdo drejtori, në fund do të ketë edhe një vendimmarrje nga kryeministri.
Sadi Vorpsi