Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy persona u plagosën mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në lagjen "18 shtatori" para Drejtorisë së Policisë.
Shtetasi Xhelo Gerveshi 52 vjeç dhe Valentin Buci 36 vjeç, të dy nga Lazarati, u qëlluan me pistoletë para një lokali ?lloto sporti?.
Si autor i ngjarjes është identifikuar K. Ll, rreth 40 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes tyre.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal Gjrokastër për marrjen e ndihmës mjekësore dhe për momentin raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Xhelo Gerveshi pasi ka marrë ndihmën e parë në këtë spirtal është transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-para-drejtorise-se-policise-se-gjirokaster-raportohen-te-plagosur