Rudina/ Farmacistja tregon emocionet e dasmes: I thash burrit te pranoj per grua (06.06.2018)

2018-06-06 2

Ajo ka qënë ndër të parët persona që ka dhene këshilla për kujdesin e lëkurës në television.
Këtë pasion farmacistja dhe estetistja Elda Tomçini vazhdon ta zhvillojë edhe sot. Ajo ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan ku përveç profesionit foli edhe për familjen. Tomçini tregoi detaje nga ceremonia e martesës së saj teksa mes të qeshurash tha se nga emocionet e ditës së dasmës ka thënë se pranon për grua bashkëshortin.
?Unë jam martuar në vitin 200, por vajza ka lindur në vitin 1998. Vajza ka qenë 4 vjeç kur ne jemi martuar dhe na ka mbajtur unazat. Ka qenë vërtet shanc dhe vajza ime ka vërtet kujtime shumë të bukura sepse ne martesën e kemi bërë në kishë. Ëndra e çdo vajze është të veshë fustanin e bardhë dhe ëndra ime ka qenë që të kurorëzoja martesën në kishë. Vendosëm ta bëim tek kisha katolike. Mua më dukej sikur vetëm martesa në kishë do të ishte e realizuar dhe që unë do ta përjetoja. E kam përjetuar me shumë emocione. Unë bashkë me bashkëshortin jemi pagëzuar të tre. Mbaj mend që nga emocionet, kur më ka pyetur prifti nëse e pranoja Bashkimin për burr dhe përgjigja ime ka qenë: Po, pranoj ta mar për grua.
Kam qenë vërtetë shumë e emocionuar dhe nuk e kam kuptuar as vetë se çfarë kam thënë. Ktë gjë ma kanë thënë ata që kanë qenë të ftuar dhe unë nuk e besoja?, tha Tomçini.

Free Traffic Exchange