Report TV - Durrës, i vihet zjarri me goma e letra Kishës Katolike, Famulltari: Akt barbar

2018-06-06 1

Një kishë katolike në Durrës është tentuar të digjet gjatë natës së kaluar. Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin derës së brendshme të Kishës Katolike ?Shën Dominiku?, në zonën e 'Unazës së Re. Mësohet se autorët kanë mbledhur goma, letra e materiale të tjera para kishës, duke ju vënë flakën.

Siç shihet nga fotot, nga zjarri është dëmtuar jo pak dera e këtij objekti fetar. Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 pas mesnatës, ku ka qenë policia që ka pikasur flakët dhe ka njoftuar zjarrfikësen.