Ora News - Shkodër, mësuesit e nxënësit çojnë drejtoreshën në polici, ushtron dhunë

2018-06-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtoresha e një shkolle 9 vjeçare ka përfunduar e denoncuar në policinë e Shkodrës nga kolegët dhe nxënësit e saj. Bëhet fjalë për titullaren e shkollës ?Osman Dhampiraj? në Shtoj të ri, Saime Hegrepi, ku mesuesit dhe nxënësit e akuzojnë për dhunë psikologjike e fizike. Denoncimin ato e kanë depozituar në drejtorinë vendore të policisë.

Në ambientet e policise , për 3 orë me rradhe mësuesit, nxenesit e shkolles, psikologia si dhe prinderit e njërit prej femijeve kane bërë kallëzimet perkatese.

Sipas mësuesve kjo nuk është hera e parë që në shkollë ndodhin të tilla incidente, por një ditë më parë situata ka degjeneruar pasi drejtoresha ka thirrur në shkollë të afërm të saj për të ushtruar dhunë.

Për këtë problem sipas mësuesve dhe prindërve është njoftuar edhe drejtoria arsimore.

Mësuesja Luljeta Shyti: Sot kishim një problem, një incident që ndodhi në shkollë. Unë jam mësuese në shkollën Shtoj i Ri që 17 vite. Nuk kam pasur asnjë problem, problemi kryesor është se ne kemi një drejtues që është i paaftë. Përdor çdo vegël, çdo manovër që të shkelë mbi fëmijët, mësuesit, me kërcënime, dhunë fizike, dhunë verbale dhe psikologjike.

Drejtoresha quhet Saime Hegrepi, kërcënimet kanë ndodhur prej paaftësisë së saj. Asnjë prej mësuesve nuk kemi probleme me ata nxënës.Janë shumë të qetë, shumë të sjellshëm. Po të kishim pasur probleme ne nuk do të dilnim të gjithë në grup.Problemi është ajo, jo nxënësit dhe mësuesit. Sot ka thirrur dhëndrin e vet me kërcënu fëmijët e klasës së 9. Arsyeja është se nuk i ka menaxhuar dot në orën e mësimit dhe një herë thërret psikologun, një herë thotë po sjell burrin, një herë të afërmit, kushërinjtë dhe sot ka sjellë dhëndrin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-mesuesit-e-nxenesit-cojne-drejtoreshen-ne-polici-ushtron-dhune