Minatorët protestë te Kryeministria: Të martën grevë urie nëse s'miratohet ligji për statusin

2018-06-06 0

Edhe pse pa leje nga Policia e Tiranës minatorët në pension protestuan këtë të mërkurë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në kryeqytet, përpara Kryeministrisë, nga ku i kërkuan qeverisë miratimin e statusit të minatorit. Policia e kryeqytetit i ktheu përgjigje refuzuese Sindikatës së Punonjëvse të Industrisë së Shqipërisë për këtë tubim, ku përmes një shkrese argumentonte se organizatorët duhet të kishin kërkuar leje tre ditë më parë.

Protesta e paligjshme, shoqërohen dy minatorë
Por edhe pse policia nuk kishte dhënë leje, minatorët u mblodhën përpara ndërtesës qeveritare. Kjo solli shoqërimin në komisariat të dy prej tyre, Nikolle Gjoka dhe Tafe Koleci në cilësinë e organizatorëve të tubimit. Pas kësaj proteste, minatorët në pension paralajmëruan nisjen e një greve urie nga dita e martë e javës së ardhshme nëse nuk marrin përgjigje nga qeveria.