Në vitin 2017-ë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur shkelje në fushën e dëmit ekonomik dhe mungesës së performancës të autoriteteve shtetërore në vlerën e 825 milionë Eurove.
Gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Ekonomisë, kreu i KLSH-së Bujar Leskaj tha se dy fushat më të mëdha që nuk kanë prodhuar efikasitet në mbledhjen e të ardhurave janë lojërat e fatit me 470 milionë Euro minus në buxhetin e shtetit dhe sektori i burimeve natyrore me 15 milionë Euro të ardhura të munguara.
Leskaj tha se problemet e bashkëpunimit të KLSH-së me organet e drejtësisë vazhdojnë të mbeten. Për 21 çështje që Prokuroria ka pushuar, Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka ankimuar në gjykatë.
Mazhoranca i kërkoi KLSH-së që të auditojë dhe njëherë dëmin ekonomik dhe shkeljet në rrugën Durrës-Kukës.