http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia dhe prokuroria e Vlorës kanë zbardhur ngjarjen e e rëndë të datës 4 qershor kur u vra për motive të dobëta në lagjen ?Pavarësia? shtetasi Vasil Dervishaj 29 vjec.
Forcat e rendit dhe organi I akuzës kanë identifikuar autorët të cilët janë shpallur në kërkim si dhe janë arrestuar ne flagrance shtetasit të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.
Janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:
E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;
A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.
Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,
Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.
.
Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar:
- një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë.
- një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,
- një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.
- si dhe një automjet tip ?Audi?, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.