http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Familjet dhe njerëzit ne nevoje mund ta kalojnë ramazanin ne qendrat sociale te Tiranës. Bashkia shtron iftar çdo mbrëmje për personat qe nuk kane mundësi financiare. Erion Veliaj i shoqëruar nga deputete e artiste ka shërbyer ushqimin nga mensa sociale e Kombinatit.
?Muaji i Ramazanit është pak më i veçantë sepse është një muaj ku i shërbehet Zotit përmes një sakrifice. Kur njeriu agjëron, nuk po refuzon vetëm ushqim për stomakun, por edhe çdo tundim, çdo të keqe, çdo mendim negativ, xhelozi, smirë, dhe unë besoj se kjo është mënyra për të na kujtuar çdo vit se sa e rëndësishme është të bëjmë një jetë dinjitoze, që solidaritetin që shprehim gjatë muajit të Ramazanit, ta kemi çdo ditë të vitit?.
Qe nga nisja e muajit te ramazanit Bashkia e Tiranës ka shpërndarë ndihma ushqimore ne mbi 3500 familje ne nevoje. Kreu i bashkisë por dhe artistet qe e shoqëronin bene apel për solidaritet e ndihme ndaj personave ne vështirësi ekonomike.