10-16 mijë euro për të dërguar njerëz në Perëndim, dy në pranga - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-06 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Goditet në Elbasan një aktivitet  kriminal në fushën e Falsifikimit të dokumentave dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijeve kundrejt  fitimit.



Policia e Elbasanit me ndihmen e drejtorise se policise Tirane ka finalizuar me sukses operacionin ?Premtimi?  ku është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim dhe ekzekutimi i vendimit Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila më datë 04.06.2018 ka caktuar  masën e sigurisë ?arrest në burg? për dy shtetasit :

Musa Rama, 60 vjeç, lindur në Librazhd, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Arben Hako, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr.1, Durrës, i dënuar më parë.


Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin këtë aktivitet kriminal prej disa kohësh në territorin e Shqiperisë, përkundrejt përfitimit ku mundësonin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Anglisë, Gjermanisë e vendeve të tjera të Europes, duke e bërë të mundur me fallsifikimin e dokumentave dhe përdorimin e formave dhe metodave të tjera, përkundrejt shumave në vlera 10 mijë deri në 16 mijë euro për person.



Nga kontrolli i banesave të shtetasve të lartpërmendur, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale një automjet me targa AA 630 OD,  shtatë  telefona celularë,  14 pasaporta biometrike të shtetasve të ndryshëm, 80 copë dokumente në gjuhën Shqipe dhe Gjermane, 35 copë certifikata personale dhe familjare shtetasish të ndryshëm si dhe 13 copë certifikata shkolle dhe trajnimesh , dhe një sasi parash prej 850 euro .