Edhe pse pa leje nga Policia e Tiranës minatorët kanë nisur protestën në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përpara Kryeministrisë, nga ku kërkojnë statusin e minatorit. Policia e kryeqytetit i ktheu përgjigje refuzuese Sindikatës së Punonjëvse të Industrisë së Shqipërisë për këtë tubim, ku përmesnjë shkrese argumentonte se organizatorët duhet të kishin kërkuar leje tre ditë më parë.
Por edhe pse poilcia nuk kishte dhënë leje, minatorët u mblodhën përpara ndërtesës qeveritare.
Juve i keni dhënë statusin oficerëve, që hanin pilaf e pula maleve. Ju bëj një pyetje, sa oficerë janë vrarë maleve? Ju jeni 140 deputetë, pse duhet të jeni kaq shumë? Duhet të ketë deputetë aq sa ka bashki dhe rrogat e deputetëve të tjerë tu shpërndahen pensionistëve. Ne jemi këtu për një protestë paqësore, sepse mbi të gjitha jemi familjarë, jemi gjyshër dhe duam të drejtat tona, duam statusin që na takon.
Ishin mesazhet e minatorëve në këtë protestë