Report TV - Rrëshqitje gurësh në rrugën Lezhë-Shëngjin, goditet autobusi, lëndohen dy gra

2018-06-06 0

Rrëshqitje masive gurësh janë shënuar gjatë natës së kaluar në aksin Shëngjin-Lezhë, për shkak të reshjeve të shiut.

Report Tv mësoi se nga rrëshqitja e gurëve është goditur një autobus me punëtorë, ku për pasojë janë lënduar dy gra.Gazetari i Report Tv ka shkuar në vendngjarja, duke sjellë pamjet e para të autobusit të dëmtuar nga rënia e gurëve. Siç duket nga pamjet, mjeti është dëmtuar në pjesën e pasme, ku i janë dëmtuar kryesisht xhamat.

Free Traffic Exchange