Report Tv - Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Vasili: Mazhoranca kërkon të përdorë KLD

2018-06-05 1

Përmes një deklarate për medien, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili njoftoi se Grupi Parlamentar i LSI-së zhvilloi mbledhjen e tij dhe se mori në shqyrtim disa momente kyç dhe shumë të rëndësishme të politikës aktuale, zhvillimeve të saj dhe njëherazi përcaktoi dhe qëndrimin e qartë dhe të prerë të grupit lidhur me to.

Praktikisht Grupi Parlamentar i LSI-së konstatoi se situata në Shqipëri, në mënyrë të veçantë e Reformës në Drejtësi është shumë e rënduar. Vasili u ndal tek KLD-ja dhe akuzoi maxhorancën se po kërkon të përdorë KLD-në për qëllimet e veta.