Ora News - Rakipllari: Xhafaj i rënë..Rama nuk ka hyrë ende në zyrë

2018-06-05 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Robert Rakipllari i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i rënë moralisht, ndërsa shtoi se Rama ende nuk ka filluar të qeverisë .

Rakipllari: Kemi çështjen e zt.Xhafaj, i cili sot më duket pavarësisht faktit se dorëheqja është në dorë të tij, opozita nuk ka dhënë ndonjë fakt se ai ka shkelur ligjin. Nuk kemi sot fakte të cilat na bëjnë të besojmë se ministri i brendshëm ka shkelur ligjin, moralisht ka rënë. Kjo varet nga standardi evropian. Atje japin dorëheqje se i gjejnë probleme me doktoraturën. Ai s'do me e dhënë dorëheqjen. Por është shumë më i dobët se ç'ishte në fillim. Ne kemi një kryeministër që nuk ka hyrë ende në zyrë për të qeverisur. E kemi ende në mbrojtje kryeministrin, duke mbrojtur ministrin e kaluar, ministrin aktual, duke dhënë llogari, por për të qeverisur ende nuk qeveris.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rakipllari-xhafaj-i-renerama-nuk-ka-hyre-ende-ne-zyre

Free Traffic Exchange