Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria ka shtuar masat më kufi pas përfshirjes në rrugën e re të emigrantëve klandestinë nga vendet e lindjes drejt Bashkimit Europian. Krahas kufijve me Greqinë, kontrolle të shtuara ka edhe në kufirin e Gjelbër me Maqedoninë. Kamera e Ora News udhëtoi sot me efektivët e policisë së Shtetit që minotojnë kufirin e gjelbër.
Nga kufiri me Maqedoninë nuk ka raportime për hyrje klandestinësh.
Por alarmi i përfshirjes së vendit në rrugën e re të emigrantëve në drejtim të BE ka bërë që Policia të blindojë kufijtë jugore.
Kamera e Ora News udhëtoi me një grup të Policisë gjatë monitorimit të kufirit të gjelbër me Maqedoninë në zonën e Qafë Thanës.
Kontrollet nuk evidentuan lëvizje të dyshimta edhe për faktin se vendi fqinj e ka mbyllur rrugën e vjetër të emigrantëve nga Greqia apo Bullgaria.
Gadishmëria mbetet e lartë në kufirin e gjelbër dhe poshtë në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku lëvizja mes dy shteteve vijon normalisht.
Masat e sigurisë janë shtuar në të gjithë juglindjen pas fluksit që po regjistrohet kryesisht nga kufiri i gjelbër me Greqinë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/blindohen-kufijte-ora-news-udheton-me-policine-ne-kufirin-me-maqedonine