Ora News - Lufta e Ftohtë, Shqipëria komuniste ëndërr dhe frikë në Itali

2018-06-05 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arkivat e Luftës së Ftohtë janë hapur dhe mundësia që iu ofrojnë studiuesve është e pafundme. Është koha që marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë komuniste të shihen nën një dritë krejt të re.

Kaq afër dhe kaq larg Italia për Shqipërinë komuniste. Por historianët e të dyja vendeve po duan të provojnë një tregim tjetër për marrëdhëniet mes tyre gjatë luftës së ftohtë.

Luca Riccardi, Universiteti i Cassinos: Janë dy popuj që pas disa dekadave të vështira paraardhëse, dalëngadalë fillojnë të zbulojnë se janë edhe më afër nga sa mendonin. Pra nuk janë vetëm dallimet ideologjike. Nën këto dallime ka një afërsi kulturore prej ajri Adriatik.

Profesor Riccardi i Universitetit të Kasinos sjell një vështrim të politikës dhe diplomacisë italiane për përndjekjen fetare në Shqipëri, duke theksuar se diplomatët italianë nuk paskan qenë dhe aq të izoluar për të parë realitetin brutal.

Sepse ndër të tjera ata frekuentin katedralen katolike, deri atëherë kur ishte e hapur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lufta-e-ftohte-shqiperia-komuniste-enderr-dhe-frike-ne-itali

Free Traffic Exchange