Nga Orikumi në çelje të sezonit turistik, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen, pasi është një periudhë shumë e ngjeshur. Ai theksoi 5 pika që synojnë më shumë rend dhe siguri për qytetarët shqiptarë dhe turistët që do të zgjedhin Shqipërinë për të pushuar. Shtimi i forcave të policisë, menaxhimi i trafikut rrugor, kontrolli i rreptë i motorëve të ujit, masat kundër zhurmave dhe përdorimit pa orar të muzikës, por edhe lehtësimi i hyrje-daljeve në kufi janë disa nga masat që do të jenë në vëmendjen e policisë.