Rudina/ Kujdesi qe duhet te tregojme kur ushtrohemi ne palester (05.06.2018)

2018-06-05 6

Trainerja e fitness-it Dorina Mema është një modele fitnessi e njohur në Shqipëri.
Ajo ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku foli për ushqimet që e kanë ndihmuar në pjesë të ndryshme të trupit për të qenë në formë.
Gjatë emisionit trainerja e fitness-it këshilloi të gjithë ata që frekuejntojnë palestrën të kenë kujdes për mënyrën se si ushtrohen.
?Po të shikojmë pas moshës 35 vjeç sportistëve ju krijohen dhimbje, jo muskulore, por kyçesh. Një pozicion për të bërë një ushtrim të gjoksit, nëse mbështet kyçet dhe nuk i ke të ngrohura të del kyçi. Ne duhet ta ruajmë veten?, tha Mema.