Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Diplomacia ekonomike dhe promovimi i Shqipërisë si një destinacion potencial për investime ka qenë në fokus të takimit të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe homologut të tij japonez Taro Kono.
Kryediplomati shqiptar u shpreh i vendosur për të fuqizuar dhe zgjeruar marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve dhe për ti çuar ato drejt projekteve konkrete.
Bushati: Hapja e Amabsadës japoneze në Tiranë shënoi një etapë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Jemi të vendosur për ta fuqizuar më tej këtë marrëdhënie duke qenë se Japonia është një partner i besueshëm dhe mjaft i zhvilluar në sensin ekonomik dhe teknologjik.
Ministri Bushati tha ndër të tjera se Japonia do të ketë programe konkrete për vendet e rajonit në kuadër të Nismës së Ballkanit Perëndimor të lançuar nga Kryeministri japonez në fillim të këtij viti.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-japonia-rol-te-shtuar-ne-rajon-permes-nismes-se-bashkepunimit-me-ballkanin-perendimor