Report Tv - KLSH kallëzon ish-Drejtorin Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil

2018-06-05 1

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht në prokurori ish-Drejtorin Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil. Sipas KLSH, nga auditimi për periudhën Janar 2016 deri më Dhjetor 2017 rezultoi që dëmi ekonomik që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit, arrin në vlerën 48 milionë lekë dhe efekti negativ financiar arrin ne vlerën 30 milionë lekë. KLSH ka konstatuar disa shkelje, duke filluar nga emërimet në punë, probleme me prokurimet, lidhjet e kontratave në kundërshtim me ligjin, janë skualifikuar operatorë pa të drejtë nga gara, ndërhyrje në zërat e ofertës, por edhe disa shkelje të tjera.