Presidenti Meta përuron shkollën e rikonstruktuar të Sllovës në Dibër: Të forcojmë rrënjët tona

2018-06-05 1

Presidenti i vendit, Ilir Meta, mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të rikonstruksionit të Shkollës së Mesme të Bashkuar ?Ajet Ndreu? në Sllovë, të Dibrës, ringritur me fondet private të familjes Ndreu, konkretisht Shpend Ndreu.

Presidenti Meta i shoqëruar nga deputët e Qarkut, Ministrat Pandeli Majko dhe Lindita Nikolla, Kryetari i Bashkisë Dibër, Muharem Rama dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor, vizitoi ambientet e rikonstruktuara të Shkollës së Mesme të Bashkuar të Sllovës, ku theksoi rëndësinë e shkollimit dhe arsimit të brezit të ri, për të cilin dibranët dhe diaspora kanë investuar shumë e janë përpjekur pamasë përgjatë gjithë rrjedhës së historisë.

Në përfundim të vizitës Presidenti i Republikës vendosi kurora me lule në memorialin e ngritur në nderim e me mirënjohje për patriotët e zonës, Elez Isufi, Isuf Xhelili dhe Cen Elezi dhe u përul me respekt para veprës dhe kontributit të tyre të paharruar atdhetar në mbrojtje të trojeve shqiptare.