Ora News - Sita e vettingut, gjyqtari Islami dhe Prokurori Prençi në prag të rikonfirmimit

2018-06-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka thirrur në seancë dëgjimore anëtarin e Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj dhe Prokurorin e Krimeve të rënda Dritan Prençi. Të dy këto subjekte duket se do të rikonfirmohen në detyrë pasi në asnjë prej deklaratave te tyre por dhe ne kontrollin e kryer nga KPK nuk kanë rezultuar probleme.

Anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj dhe Prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Dritan Prençi kanë dalë këtë të henë në seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Por të dy keto subjekte duket se do e kalojnë sitën e vettingut pasi në të dyja rastet trupat gjykuese nuk kanë konstatuar probleme në deklarimin e pasurisë, integritetin por edhe aftësive profesionale.

Për pasurinë e gjyqtarit Islamaj, KPK tha se nga raporti i ardhur nga ILDKP rezulton se gjyqtari ka pasuri të ligjshme, të justifikuar me burime dhe nuk ka bërë deklarim të rremë.

Por edhe nga hetimi i thelluar i KPK-së ka rezultuar se pasuria e tij dhe e bashkjetueses është e justifikuar dhe e perfituar si rezultat e trashëgimise dhe të ardhurave të tyre.


Sipas KPK, anëtari i Gjykatës së Lartë rezulton se ka apartament banimi me sipërfaqe 81.57 m2 në Durrës, tokë arë 1000 m2 në Karpen, Kavajë e blerë në vitin 2015, llogari bankare që prej vitit 2000, fillimisht me vlerë 5 mijë euro, dy llogari llogari bankare si dhe një autoveturë të vitit 2008, të blerë 3 mijë euro.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sita-e-vettingut-gjyqtari-islami-dhe-prokurori-prenci-ne-prag-te-rikonfirmimit

Free Traffic Exchange