Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dita Botërore të Mjedisit e gjen Shqipërinë me një vendim shumë të rëndësishëm siç është ai për heqjen nga qarkullimi të qeseve plastike të padregradueshme.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se natyra nuk mund të mbrohet vetëm me një vendim qeverie dhe për këtë u bëri apel qytetarëve dhe bizneseve që t?i japin fund përdorimit të qeseve plastike.
Klosi: Qytetarët vetë duhet të refuzojnë të përdorin qeset të cilat nuk janë të biodegradueshme, të refuzojnë të përdorin qese të cilat kur hidhen në vendgrumbulime e mbetjeve mbeten aty për mbi 100 vjet dhe kudo nëpër Shqipëri një nga problemet më të mëdha të ndotjes të Mjedisit apo të papastërtisë janë qeset plastike. Po të degjosh nga ana tjetër komunitetin e biznesit ata ankohen se u rritet kostoja qeseve plastike. Por në fakt kjo politikë është pikërisht për të rritur kosto dhe për të eliminuar në një mënyrë apo tjetër përdorimin e qeseve. Ne kërkojmë që të mos ketë më qese.
Ministri u ndal edhe tek trajtimi i ujrave të zeza ku përsëriti apelin ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre përgjatë vijës bregdetare.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dita-boterore-e-mjedisit-klosi-apel-qytetareve-stop-perdorimit-te-qeseve-plastike