Ora News - Vlorë, zbulohet magazina me 671 kg kanabis, një i arrestuar

2018-06-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tjetër rast i trafikut të drogës është goditur në Vlorë. Policia thotë se në vendin e quajtur ?Depot e Valanidhit" është sekuestruar një sasi prej 671 kg kanabis sativa dhe 200 litra benzinë.

Në kuadër të operacionit të koduar ''Karaburuni'', u arrestua Benardo Nezhaj, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.

Po ashtu mësohet se janë gjetur edhe disa mushka me të cilat mendohet se është bërë transporti i drogës. Gazetarja e Ora News Jerola Ziaj raporton se lënda narkotike ishte e presuar dhe e paketuar dhe po bëhej gati të trafikohej drejt Italisë.

"Arrestimi i 29-vjeçarit u krye pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur ?Depot e Valanidhit, iu gjetën dhe sekuestruan 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlore-zbulohet-magazina-me-700-kg-kanabis

Free Traffic Exchange