Ora News - Ecuria e reformës në drejtësi, Gjonaj seancë dëgjimore në Parlamentin Gjerman

2018-06-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ndodhet në Gjermani ndërsa ka zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështje Evropiane. Deputetët e Bundestagut, kanë shfaqyur interes për ecurinë e reformës në drejtësi, në veçanti për vettingun. Ministrja Gjonaj ka thekesuar se ky proces po ecën me ritme të kënaqëshme dhe shume shpejt është shprehur ajo përfundon rivlerësimi i listës prioritare që i hap rrugë disa organeve të reja cilat janë pezull.

Deputetët e Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestagun Gjerman kanë marrë në pyetje ministren e Drejtësisë Etilda Gjoni, për zhvillimet në vendin tonë kryesisht për ecurine e reformës në drejtësi dhe vettingun.

Seanca dëgjimore me një grup deputetësh të Parlamentit Gjerman të kryesuar nga Florian Hahn është zhvilluar në Komisionit për Çështje Evropiane, ndërsa ligjvënësit gjerman kanë kërkuar informacuion të hollësishmë se si po shkon procesi i pastrimit të drejtësise shqiptare dhe plotësimin e vakancave që do të krijohen si pasojë.

Po ashtu interes deputetët gjerman kanë shprehur dhe reformën zgjedhore. Sipas njoftimit për shtyp Ministrja e Drejtësisë i ka bërë me dije deputetëve se pavarësisht fillimit të ngadaltë, procesi i Vettingut po ecën me një ritëm të kënaqshëm dhe është parashikuar që shumë shpejt do të përfundojë rivlerësimi i listës prioritare dhe më pas menjëherë mund të ngrihen organet e reja të sistemit të drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hapja-e-negociatave-gjonaj-seance-degjimore-ne-parlamentin-gjerman