Report Tv - Vrau Artan Cukun, 10 vite burg për Mikel Shallarin, të penduarin e drejtësisë

2018-06-05 0

Një vit nga krimi makabër që i mori jetën drejtuesit të policisë Artan Cuku, vrasësi Mikel Shallari i shpëton burgimit të përjetshëm pasi pranon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Report Tv ka siguruar një kopje të aktmarrëveshjes së Shallarit me Prokurorinë e Krimeve, dokument i cili ka marrë dhe miratimin e gjykatës. Nga kjo e martë Shallari dënohet me 10 vite burgim pasi pranoi statusin e bashkëpunëtorit duke rrëfyer çdo detaj se si u ekzekutua Cuku mbrëmjen e 8 Prill në hyrje të pallatit të tij pranë ?Rrugës së Kosovarëve?.

Për herë të parë nga rrëfimi i Shallarit del në pah dhe fakti se Cuku ishte planifikuar të vritej mbrëmjen e 7 prillit por atë natë Kristaq Leci kushëriri i Bledar Jambellit ishte tërhequr nga kryerja e këtij krimi. Shallari ka shpjeguar: ?Cukun do ta vriste Leci, por atë natë ai se bëri pasi kishte shumë njerëz përreth pallatit. Pastaj e mora unë përsipër dhe do paguhesha 20 mijë euro?. Gjurmët e ADN-s lënë në veshjet sportive nga Shallari ishin prova që zbuluan përfshirjen e tij në krim. Interpol Zvicra iu përgjigj Interpol Tiranës duke shpjeguar se me këto të dhëna ADN-je ata kishin pasur në burg për 4 muaj përgjatë shkurt-qershor 2016 shtetasin Mikel Shallari të dënuar për trafik droge.

Free Traffic Exchange