Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat tha se mazhoranca kërkon të përdorë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Vasili tha gjithashtu se qëllimisht nga mazhoranca është bllokuar puna në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa akuzoi qeverinë se kryeprokuroren Arta Marku kërkon ta bëjë një prokurore të përgjithshme të përjetshme.
Vasili: Grupi parlamentar i LSI shqyrtoi dhe nismën më të fundit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe zgjidhjet që mazhoranca ka sjellë për këtë çështje, për këtë bllokim të qëllimshëm që i ka bërë. Këto zgjidhje që mazhoranca bie, janë qartësisht riciklim i instrumentave të vjetër të drejtësisë së vjetër me qëllimin e vetëm kapjen e drejtësisë. Propozohet në mënyrë të qartë në këto ligje që për emërimet dhe çështjet që lidhen me këto ligje t'i bëjë KLD dhe Prokurori i Përgjithshëm.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vasili-mazhoranca-kerkon-te-perdore-kld