http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama vizitoi Repartin e Radioterapisë në QSUT, ku është instaluar akselaratori linear i dytë, një teknologji e standardeve më të larta sot, për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale.
Nga 45 pacientë në ditë që trajtohen në këtë qendër deri më sot, me instalimin e akselaratorit të dytë trajtohen 90 pacientë në ditë.
Rama tha se eshte zgjidhur përfundimisht problemi i trajtimit me herceptinë, medikamentin e domosdoshëm për trajtimin e tumoreve të gjirit qe prej kohesh ishte nje shqetesim konkret per te semuret.