Detaje mbi ekzekutimin mafioz te Vasil Dervishajt

2018-06-05 4

Vasil Dervishaj ndodhej në makinen e tij kur u qëllua me breshëri kallashnikovi në lagjen ?Pavarësia? të Vlorës nga persona ende të paidentifikuar pak para mesnatës së të hënës.

Me plagë në trup ka arritur të dalë nga mjeti tip Ford me targa italiane. Por atentatorët nuk ikën pa u siguruar se 29-vjeçari kishte vdekur. Njeri prej tyre dyshohet se e ka qëlluar sërish me pistoletë në kokë dhe për pasojë biznesmeni i kafesë ndërroi jetë.

Me pas autorët mendohet të jenë larguar me një mjet tip Benz nga vendi i krimit, duke përfituar nga errësira dhe rruga e pandriçuar në atë zonë. Rreth 30 metra larg nga aty është gjetur një armë tip automatik. Nuk dihet ende kujt i përket kjo armë.

Policia ngriti grupe kontrolli për të arrestuar vrasësit, por pa rezultat. Blutë e Vlorës shoqëruan banorët dhe të afërm të viktimës për t?i marrë në pyetje.

Një nga pistat e hetimit është ndonjë hasmëri apo prishja e pazareve të drogës. Dervishaj rezulton i dënuar më herët për trafik droge dhe dyshohet se i ka njohur edhe autorët.

Mësohet se vëllai i viktimës Derlin Dervishaj është arrestuar në vitin 2008  pasi kishte vrarë një vajzë të quajtur Stela në 2005. Autori ka pranuar krimin dhe është dënuar me 8 vite dhe 4 muaj burg. Atentati i së hënës ndodhi në lagjen ku Vasil Dervishaj banon. Viktima është babai i një fëmije të mitur.