Azilantët me sytë nga Europa - Show - Vizion Plus

2018-06-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Abdullah Hicham është një nga 2133 emigrantët e paligjshëm, të cilët janë kapur nga autoritete shqiptare në kufirin e gjelbër të Shqipërisë me Greqinë. I riu 25 vjeçar nga Maroku tregon për vizion Plus se më parë jetonte në Itali dhe prej andej u transferua në Greqi. Këtu mori vendimin që të vinte në Shqipëri dhe vetëm para dy ditësh u kap nga policia kufitare në kufirin e gjelbër dhe u transferua në qendrën e azilkërkuesve në Babrru.



Por ndryshe nga emigrantët e tjerë ai ka ardhur me një synim në Shqipëri.



Abdullah Hicham: Une vij nga Greqia, ndërsa vendi im eshte Maroku. Sapo kam ardhur po bej dy dite dhe kam kërkuar azil ketu ne Shqipëri, mendoj te jetoj ketu. Ne qendren e azilkërkuesve gjithçka eshte mire per aq sa kam qëndruar. Mund tju them se njerëzit ketu kërkojnë pune si gjithë te tjerët, por me shume nuk di t?ju them pasi erdha vetëm dje. Kam zgjedhur Shqipërinë, sepse me duket vend i mire. Kam jetuar per 25 vite ne Itali dhe mendoj se Shqipërinë dhe shqiptaret i njoh mire.

 

Ai thotë se ka përfunduar intervistimin dhe se tashmë është në pritje të përgjigjes nga autoritete shqiptare.



Abdollah Hicham: Erdha dje dhe përfundova procedurat e para, intervistimin dhe disa gjera te tjera dhe tashme të shohim nëse më pranojnë ose jo.



Por ka dhe nga ata emigrantë të cilët e kanë Shqipërinë vetëm si rrugëkalim për në vendet e bashkimit Evropian. Noman Nezir nga Pakistani ka pak ditë që ndodhet në qendër, por kërkon të largohet pasi në Norvegji e pret bashkëshortja me tre fëmijët.



Noman Nezir: Kam 7 dite qe qëndroj ketu ne qendër dhe erdha nga Greqia si shumica e emigranteve te tjere. Me duhet te shkoj ne Norvegji, pasi atje kam bashkëshorten dhe fëmijët. Ne Norvegji me presin tre fëmije. Ndaj me duhet te shkoj ne Mal te Zi dhe me pas ne Bosnjë. Me duhet te kaloj kufirin ne këmbe dhe me sa kam dëgjuar sapo kalon kufirin e gjelbër duhen 15 dite per te mbërritur ne Itali. Flas çdo dite me familjen dhe ata me presin. Dje bera nje tentative per t?u larguar por policia me kapi ne kufi dhe me sollën serish këtu. Por unë do te provoj serish çdo dite.



Ne qendrën e pritjes ne Babrru ndodhen më shumë se 500 emigrantë, kryesisht sirianë, pakistaneze e marokene.



Një ditë më parë zv/ministrja e brendshme Rovena Voda tha se më shumë se gjysma e emigrantëve të paligjshëm kërkojnë azil në Shqipëri, por një pjesë e tyre e përdorin Shqipërinë si korridor për t?u bashkuar me familjet e tyre në Bashkimin Evropian.

Free Traffic Exchange