Një biznesmen kafeje është ekzekutuar në një atentat të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, 4 qershor.
Sipas informacioneve të para që përcjell gazetarja e Ora Neës, Jerola Ziaj, viktima, Vasil Dervishaj është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja është shënuar në zonën e njohur si ish kombinati i peshkut, ose lagjja Pavarësia.
Viktima udhëtonte me ford me targa italiane. Mësohet se i kanë prerë rrugën dhe e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Xhami i parmë është thyer i tëri, shenjë kjo që autorët kanë qëlluar nga para.
Informacion paraprak i policise: Më datë 04.06.2018, në lagjen ''Pavarësia'' tek ish-kombinati i peshkut, është vrarë me armë zjarri shtetasi V.D., 29 vjeç, banues në Vlorë. Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.
Benzi i zi
Dyshohet se 29 vjeçari është qëlluar nga një automjet tip benz me portbagazh ngjyrë e zezë. Policia ka ngritur grupe kontrolli për të mundësuar arrestimin e autorëve.
Viktima ka qenë i vetëm në makinë në momentin kur është qëlluar. Në këtë lagje Vasil Dervishaj mendohet se kishte dhe shtëpinë çka mendohet se viktima ka qenë duke u kthyer në shtëpi kur autorët i kanë zënë pritën.
Lexoni me shume ne http://www.oranews.tv/article/vlore-vritet-ne-atentat-biznesmeni-i-kafes