Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me thirrjet " Ministria e drogës", "Rama ik", të rinjtë e FRPD dhe LRI, protestuan edhe pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Famtir Xhafaj.
Simbolika e protestës së sotme, ishte një ekspozitë me titujt e të gjitha mediave prestigjoze ndërkombëtare që kanë raportuar për drogën dhe krimin në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës.
Belind Këlliçi: Bëhen tre javë nga publikimi i fakteve se vëllai i Ministrit të Brendshëm Xhafaj i dënuar me 7 vite për trafik ndërkombëtar droge në Itali jo vetëm jetonte i lirë në Vlorë por kishte mbrojtjen dhe sigurohej nga forcat e rendit që të vijonte ende trafikun e drogës. Shqipëria mbahet peng, integrimi ynë drejt Europës mbahet peng për shkak të Edi Ramës që refuzon të lëshojë Fatmir Xhafgaj.Refuzon të lëshojë Saimir Tahirin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-rinjte-e-opozites-ekspozite-para-ministrise-se-brendshme-kerkojne-doreheqjen-e-xhafaj