Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në "Tonight Ilva Tare", thotë se partia e saj është në një moment të vështirë, por më të vështirin e kaloi.
Kryemadhi: PD u kthye në kamxhik në dorën e Edi Ramës dhe nga ana tjetër PS, ushtronte dhunën psikologjike, policore dhe kriminale ndaj LSI-së. Unë mendoj se LSI është në një moment të vështirë. Mendoj se momentin më të vështirë e kaloi që ishte periudha, shtator-tetor. Kemi një pozicionim që shumë njerëz të LSI-së që pjesa më e madhe e tyre, që ishin prezantuar si njerëz të LSI-së, kalonin nga një parti në tjetrën. Në 2009-2013, kishte shumë ish-socialist që u konvertuan tek LSI dhe nga 2013-2017, kishte demokratë të konvertuar në LSI-të. Në një far mënyre kjo krijon një lloj boshllëku derisa këto "shushunja", që PS dhe PD e kishin inatin se ishin larguar nga radhët e tyre. Për LSI-në është një lloj katarsi. Mos harroni se çdo largim konvertohet në 10 anëtarësime të reja. Çdo konvertim nga LSI-ja tek PS, kthehet në 10 socialistë agresiv ndaj PS-së që drejtohen drejt LSI-së. Mos të harrojmë që kemi një lloj balance.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-lsi-ne-nje-moment-te-veshtire